Ç’është “MeDit” ?

“MeDit” është një sipërmarrje inovative me shpirt human dhe vizion global, e cila synon të ndikojë pozitivisht në edukimin e brezave të rinj në epokën digjitale, duke ofruar një hapësirë të sigurt virtuale për mësim, argëtim dhe zhvillim të individit. Aplikacioni “MeDit” përmban video edukative e argëtuese rreth fushave të ndryshme dhe aktiviteteve të jetës së përditshme. Sipas studimeve tona dhe takimeve me ekspertë, fëmijët kërkojnë të përjetojnë virtualitetin në mënyrë të prekshme. Prandaj, kemi kombinuar teknologjinë me praktikën – duke e kthyer URL ( digjitale) në IRL (in real life- në jetë reale).

Banner Image

Pse prindërit dhe fëmijët zgjedhin “MeDit” ?

🔒

Përmbajtje e sigurt

Është një hapësirë plotësisht e sigurt e krijuar me dashuri për fëmijët.

📲

Edukim përtej ekranit

Njohuritë që jepen janë përzgjedhur me kujdes që fëmijët të duan t’i praktikojnë përtej ekraneve.

📖

Gjuha shqipe

Gjithçka është në gjuhën shqipe me qëllim që të mos harrohet e folura e pastër shqip.

🕑

Kohë zhvilluese

Për ta bërë kohën e fëmijëve përpara ekranit të frytshme dhe zhvilluese për ta.

Si funksionon "MeDit"?

Produktet

Kombinimi i digjitales me realitetin vjen me produktet e “MeDit”, të cilat sjellin një përvojë praktike dhe interaktive, duke konkretizuar njohuritë në mënyrë të prekshme dhe tërheqëse për fëmijët. Na kontaktoni për porosi!

Banner Image

“Ndodhitë e lepurushes Lili”

Një përrallë e shkruar, ilustruar dhe botuar nga "MeDit" që nxit imagjinatën duke ofruar një mënyrë inovative për të mësuar vlera si miqësia, guximi dhe arsyetimi.

Banner Image

Pazëll

Pazëlla që mbështeten në ilustrimet e përrallës sonë. Aktiviteti i pazëllit lejon fëmijët të rikrijojnë pamjet nga historia, ndihmon në zhvillimin e koordinimit sy-dorë, përmirëson përqendrimin dhe nxit kreativitetin.

Banner Image

Kutia e kopshtarisë

Një kuti me mjete pune, fara të shumëllojshme dhe udhëzime interaktive në aplikacionin tonë, nëpërmjet së cilës fëmijët mësojnë për natyrën, ndërkohë që zhvillojnë durimin, përkushtimin dhe dashurinë për mjedisin.

Banner Image

Kutia misterioze

Një kuti surprizë ku fëmijët gjejnë një lodër prej plasteline, të krijuar nga “MeDit”, si dhe plastelinat për t’i bërë një shok! Ata duhet të ndjekin videot udhëzuese në aplikacion për të mësuar si ta rikrijojnë lodrën e tyre.

Porosisni tani!

Vlerësime nga profesionistë për “MeDit”

“Si sportist, e vlerësoj ‘MeDit’ si aplikacionin e përsosur që ndërthur dijen me argëtimin, duke i dhënë fëmijëve bazat e nevojshme për t’u rritur me disiplinë dhe dashuri për të mësuar.”
E

Eldi Hysa, basketbollist

“Si shkrimtare për fëmijë, e konsideroj ‘MeDit’ një shembull të shkëlqyer se si teknologjia mund të përdoret me dashuri dhe mençuri për të edukuar e frymëzuar brezat e rinj.”
V

Valbona Banka, shkrimtare

“Një rekomandim i sinqertë dhe pozitiv për aplikacionin “MeDit” mbi efikasitetin, vlefshmërinë dhe veçantinë që sjell aktualisht te brezat e rinj.”
L

Dr. Lorela Garuli, psikologe

“Nga ana teknike, ‘MeDit’ është një platformë e sigurt për t’u përdorur prej filtrimit të vazhdueshëm të përmbajtjeve që ngarkohen. Gjithashtu, vlen të theksohet se kjo hapësirë virtuale është e ndërtuar në një formë shumë optimale.”
H

Hersi Kopani, pedagoge dhe eksperte e shkencave kompjuterike

“ ‘MeDit’ premton se do të jetë një ndihmë në zhvillimin edukativ të fëmijës tim. Më pëlqen që aplikacioni arrin të kombinojë lojën me të nxënit në mënyrë kreative, duke nxitur kureshtjen dhe pavarësinë për dijen, në një mjedis të sigurt e të përshtatur për moshën e tyre.”
P

Prind

“Si edukatore, e vlerësoj ndikimin pozitiv që ka ‘MeDit’ në procesin e të mësuarit, duke bashkuar lojën me zhvillimin intelektual e emocional të fëmijëve. Është një mjet i vlefshëm për përdorim si në kopshte, ashtu edhe në mjedise të tjera arsimore.”
E

Edukatore

Së shpejti pranë jush!

Medit ka përfunduar zhvillimin dhe është vetëm një hap larg nga duart tuaja. Mos e humbisni!

Na kontaktoni!

Për pyetje, bashkëpunime apo porosi, mos hezitoni të na kontaktoni:
Email: medit.jaa@gmail.com
Instagram: @medit.al
Jemi gjithmonë të gatshëm t’ju përgjigjemi sa më shpejt!